Email: advokat@nt-law.mklaw-office@nt-law.mk 

Tel. (+) 389 2 3 125 165; (+) 389 (0) 76 43 53 33

Languages

Avokatia është një profesion i pavarur që ka për qëllim ofrimin e ndihmës juridike për realizimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe interesave të individëve dhe subjekteve juridike vendase dhe të huaja, që janë paraparë me Kushtetutë dhe me të drejtat e tjera ligjore.

Avokati ka për detyrë të mbajë në sekret të dhënat që i ka mësuar nga ana e klientëve.

Avokati ka për detyrë të kujdeset për pavarësinë e profesionit.

Ai ka për detyrë që gjatë ushtrimit të profesionit dhe marrjes së vendimeve të veprojë me liri të plotë dhe në përputhje me bindjen e tij, pa iu nënshtruar presioneve, kërcënimeve dhe ndikimeve të çfarëdo lloj natyre dhe pa marrë parasysh interesat dhe autoritetet e individëve dhe subjekteve të tjera, përveç interesave të klientëve dhe autoritetit që e mundëson profesioni i tij, Kushtetua dhe ligjet, por edhe Statuti dhe Kodi i etikës profesionale të avokatëve.

Avokati ka për detyrë që gjatë ushtrimit të profesionit të sillet me vetëdije të plotë dhe me kujdes, me vendosmëri dhe në kohën e duhur, me sinqeritet dhe përkushtim të plotë, lidhur me objektin e punës që i është besuar nga ana e klientit dhe të përdor të gjitha njohuritë dhe aftësitë e tij, por edhe të gjitha mekanizmat e mundshme dhe të arsyetuara ligjore.