Email: advokat@nt-law.mklaw-office@nt-law.mk 

Tel. (+) 389 2 3 125 165; (+) 389 (0) 76 43 53 33

Languages

Mirë se erdhët në ueb faqen tonë, 
Zyra e avokatisë Nikolla Todorovski.

Të nderuar,

Zyra e avokatisë Nikolla Todorovski është hapur për t'u mundësuar klientëve mbrojtje të plotë ligjore në të gjitha fushat ligjore.

Këshillat e mira, mendimi i mirë dhe ndihma e ofruar ligjore ndikojnë në jetën e çdo individi, por edhe në funksionimin e çdo subjekti juridik.

Ne kemi për qëllim t'ju ndihmojmë për të gjetur zgjidhjen e drejtë ligjore për situatat që duken problematike.

Zyra e avokatisë Nikolla Todorovski siguron përfaqësim në të gjitha fushat ligjore, ndihmë përkatëse dhe ka përvojë të shkëlqyer me procedurat që zhvillohen për klientët vendas dhe për klientët e huaj. 

Shumëllojshmëria e shërbimeve të ofruara është rezultat i dëshirës që klientit t'i ofrohet një shërbim i plotë. 

Në këtë mënyrë ne duam të ndihmojmë klientët tanë gjatë zhvillimit të projekteve dhe procedurave më të komplikuara brenda dhe jashtë vendit dhe të ofrojmë një ndihmë të plotë ligjore në fushëveprimet e ndryshme të klientëve.
Me klientët tanë ne komunikojmë në shumë gjuhë, siç janë gjuha angleze, gjuha greke, gjuha shqipe, gjuha gjermane, gjuha italiane, gjuha kroate, gjuha serbe, gjuha turke dhe gjuha ruse.  

Varësisht rasteve komplekse dhe nevojës për njohuri juridike më të gjera, në ekipin tonë përfshijmë edhe ekspertë të huaj për të siguruar zgjidhje të plota dhe më efikase.  

Zyra e avokatisë Nikolla Todorovski bashkëpunon rregullisht me ekspertë të shquar vendas dhe të huaj, me profesorët më të mirë të Fakultetit Juridik deh Fakultetit Ekonomik dhe me institucione të ndryshme shkencore dhe agjenci të specializuara shtetërore dhe private.

Veprimi i klientëve tanë në planin ndërkombëtar rezultoi me nevojën për hapjen e zyrave të tjera të avokatisë, të lidhura midis tyre.